Kusari-Lila paralajmëron zgjidhje të shpejtë për targat
Ushtruesja e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka paralajmëruar zgjidhje të shpejtë të çështjes së targave.
Ajo ka thënë se në bazë të informatave që posedon zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe Miroslav Lajçak, shumë shpejt mund ta arrijnë një ujdi.
Sipas saj, në pyetje janë orët.
“Sa i përket marrëveshjes për targat unë jam e informuar që janë duke e marrë shumë seriozisht, dhe ka pasur shkëmbime mes Bislimit dhe ndërmjetësit të BE-së. Po besoj që është çështje orësh të mos them ditësh, se kanë mbetur pak me daljen e një zgjidhjeje”, ka thënë Kusari-Lila, transmeton Koha.net.
Këto deklarata, ajo i ka bërë në diskutimin me temën “Momentumi i ri në raportet Kosovë - Serbi: Cila është rruga përpara?”, e cila është organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës.