Kusari-Lila kritikon prokurorinë: Më tepër ka mbështetje Kurti për luftimin e krimit - NACIONALE

Kusari-Lila kritikon prokurorinë: Më tepër ka mbështetje Kurti për luftimin e krimit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, ka folur në lidhje me hetimet e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Në një intervistë për ATV-në, Kusari-Lila e solli një argument për të përkrahur idenë se prokuroria nuk ka shumë mbështetje nga qytetarët.

Madje, ajo e krahasoi përkrahjen e kryeministrit Albin Kurti me atë të sistemit të drejtësisë.

“Më tepër ka përqindje të mbështetjes kryeministri Kurti në raport me luftimin e krimit dhe korrupsionit sesa organet që janë të thirura ta bëjnë luftimin e krimit dhe korrupsionit. Kjo po që është për shqetësim” – tha Kusari-Lila.

Lajme të ngjashme