Kusari-Lila i përgjigjet Bërnabiqit: Kujtoje këtë ditë që Serbia humbi çdo mundësi për ndikim
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, i ka reaguar kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq.
Kjo e fundit kishte shkruar se Kosova po organizon zgjedhje me forca të armatosura.
Kusari-Lila i ka bërë thirrje Bërnabiqit ta kujtojë ditën e sotme, si ditë që Serbia ka humbur çdo mundësi për ndikim në Kosovë.
“Kujtoni këtë ditë. Kjo është dita kur Serbia humbi zyrtarisht çdo mundësi për ndikim të mëtejshëm përmes zyrtarëve serbë të zgjedhur në Kosovë. I vetmi mjet për Serbinë për t’u përdorur janë bandat me të cilat deri më tani Serbia ka terrorizuar serbët e Kosovës. Është një ditë e vonuar, por më në fund është këtu”, ka shkruar Kusari-Lila në Twitter.