Kusari-Lila: I kam propozuar Arben Gashit të LDK-së që të bëhet zëdhënës i VV-së - NACIONALE

Kusari-Lila: I kam propozuar Arben Gashit të LDK-së që të bëhet zëdhënës i VV-së

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas deklaratave të shefit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arber Gashi, i cili tha se ka deputetë nga partia në pushtet që po duan të largohen.

Kusari-Lila për RTV21 ka ironizuar duke thënë se “i ka propozuar Gashit që të bëhet zëdhënës i LVV-së".

“Duket se z. Gashi e ka një obsesionim me Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Unë i kam propozuar që nëse është i interesuar mund të marrë pozitë të përfaqësuesit të grupit në kuptimin e zëdhënësit sepse merret vazhdimisht me komente se çfarë ndodh brenda në grup. Deklaratat e tij janë absolutisht të pavërteta dhe të paqëndrueshme”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, Gashi ditë më parë ka paralajmëruar rënien e Qeverisë Kurti 2, duke thënë se janë tetë deputetë ë kanë shprehur interesim që të dalin në LDK.

“Ka indikacione, ka lëvizje dhe interesime, janë tetë deputetë që kanë shprehur interesim për të ardhur në koalicion”, ka thënë Gashi.

Lajme të ngjashme