Kusari-Lila: Eksportet u rritën 16%, synojmë përparësi për prodhuesit vendorë
Ministrja në detyrë e MINTI-t, Mimoza Kusari-Lila, tha se deficiti tregtar mbetet rreth 6 miliardë euro, por eksportet janë rritur me 16 për qind.
“Deficiti tregtar është në vlerat deri në 6 miliardë”, tha ajo për Ekonomia Online, duke shtuar se ministria po mbështet bizneset përmes granteve dhe investimeve.
Kusari-Lila theksoi se synohet ndryshimi i legjislacionit, në mënyrë që “përparësi në kontratat publike duhet t’u jepet prodhimeve vendore”.
Ajo paralajmëroi gjithashtu masa antidamping ndaj importit të farës së grurit nga Serbia, nëse konfirmohen shkeljet.