Kusari i gëzohet vendimit për Klan Kosovës: Fitore e parë pas tentativës së Qeverisë për ta mbyllur mediumin - NACIONALE

Kusari i gëzohet vendimit për Klan Kosovës: Fitore e parë pas tentativës së Qeverisë për ta mbyllur mediumin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Juristja e medias, Flutura Kusari e ka cilësuar si fitore të parë vendimin e Gjykatës Komerciale, e cila e konsideroi si të bazuar ankesën e Klan Kosovës, pas tenativës së Qeverisë për ta mbyllur këtë medium.

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Kusari ka thënë se vendimi është masë e përkohshme e cila është në fuqi deri në marrjen e një vendimi në tërësi.

Ajo ka renditur edhe argumentet që e kanë shtyrë gjykatën për të marrë këtë vendim.

“1. Vendimi e lë pa regjistrim juridik Klan Kosova dhe rrjedhimisht nuk mund të ushtrojë veprimtari ekonomike

2. Vendimi do të rezultonte në marrjen e licensës nga ana e KPM-së

3. Do të ndërprehej marrëdhënia e punës e 220 punëtorëve

Por, aspektet më të rëndësishme që gjykata i ka thënë janë të njëjta me ato i kemi thënë që dy muaj që

a) Klan Kosova i ka bërë përmirësimet e duhura teknike në regjistrimin e biznesit në Maqedoni dhe

b) vendimi ka pasoja për lirinë e mediave.” – ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme