Kusari: Ata që e njohin serbishtën, e dinë që ‘brate’ ka kuptimin e "mikut" - NACIONALE

Kusari: Ata që e njohin serbishtën, e dinë që ‘brate’ ka kuptimin e "mikut"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, komentoi edhe përdorimin e fjalës “brate (vëlla)” në komunikimet me Slavko Simiqin, ish-deputet nga Lista Serbe.

Sipas saj, fjala “brate” e përdorur në bisedë do të thotë “mik” në serbisht


Duke folur në “Konfront” të KTV-së, Kusari-Lila sqaroi se fjala “brate” e përdorur në bisedë do të thotë “mik” në serbisht.

“Për të gjithë që e flasin gjuhën serbe ose malazeze e dinë kuptimin e fjalës ‘brate’ që nuk do të thotë fjalë e vëllait në veçanti, por fjalë e mikut. Në mënyrën se si përdoret si sinonim i bisedës së lirë, në kuptimin e tillë. Se sikur të ishte vëlla, sikur të ishte ai bashkëpunim ashtu siç po mundohet të aludohet, ai bashkëpunim do të vazhdonte. Gjuha është një komunikim me të cilën unë sot do ta kem një komunikim me cilindo deputet në përgjithësi, si nga pozita si nga opozita, pasi unë komunikoj lirshëm me të gjithë”.

“Në gjuhën serbe dhe malazeze, në të dyja përdoret dhe kjo ka qenë në atë rrjedhë të diskursit të komunikimit. Unë nuk e flas gjuhën shumë mirë, kuptohem mirë. E kam mësuar që në fëmijëri ku jam rritur në Pejë, e kam rifreskuar në masë të madhe kur jam bërë zëdhënëse e Qeverisë në vitin 2003-2004 për shkak të shumë rrethanave”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme