Kurtin e pyesin në intervistë për orën që mban: Më pëlqen shumë, e kam dhuratë nga ish-presidenti Berset
Në një intervistë dhënë së fundi për “NZZ”,kryeministri Albin Kurti është pyetur edhe mbi një orë që mbante, e cila duket të ketë qenë me logot e hekurudhave zvicerane.
Kurti duke folur për këtë, ka thënë se e ka dhuratë nga ish-presidenti Alain Berset.
“Po, më pëlqen shumë kjo orë. Është një dhuratë nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës dhe ish-Presidenti, Alain Berset” – ka thënë ai.
Tutje, Kurti është pyetur:
“Por a është kjo edhe një shenjë se doni të investoni veçanërisht në hekurudhë?”
“Po. Hekurudhat janë të gjelbra dhe të sigurta. Ne duam të krijojmë një lidhje hekurudhore ndërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe kryeqytetit, Prishtinës. Ne e dimë se gjatë muajve të verës, korrik dhe gusht, ka 27 fluturime direkte ndërmjet Prishtinës dhe Zvicrës – drejt Bazelit, Cyrihut dhe Gjenevës” – ka thënë ai.