Kurti vlerëson punën e komandantit të KFOR-it Özkan Ulutaş, në takimin lamtumirës
Gjeneralmajor Özkan Ulutaş, komandant i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, ka bërë një vizitë të fundit te kryeministri Albin Kurti në përfundim të mandatit të tij.
Gjatë takimit të tyre, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për shërbimin e përkushtuar të Ulutashit në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.
Kurti rikonfirmoi gjithashtu përkushtimin e qeverisë për të respektuar sundimin e ligjit dhe për të siguruar një mjedis të sigurt dhe paqësor për të gjithë qytetarët, pavarësisht prejardhjes, thuhet në njoftim.
Towards the completion of his tenure at the helm of the #NATO-led #KFOR mission, Major General Özkan Ulutaş paid a farewell visit to @albinkurti, today. Major General Ulutaş expressed his gratitude for the strong cooperation and dialogue held, in support to KFOR’s efforts. pic.twitter.com/vg1rVNOnTN
— NATO Kosovo Force - KFOR (@NATO_KFOR) October 8, 2024