Kurti viziton profesorin Pashk Staka në Prishtinë me rastin e Pashkës - NACIONALE

Kurti viziton profesorin Pashk Staka në Prishtinë me rastin e Pashkës

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar profesorin e gjuhës shqipe, Pashk Staka, me rastin e festës së Pashkës, në banesën e tij në Prishtinë, ku u prit së bashku me familjen e tij dhe ministren Rozeta Hajdari.

Gjatë vizitës, Kurti u njoh nga afër me jetën dhe kontributin e bashkëshortes së tij, Anjeza Gjoni-Staka, e cila kishte qenë këngëtare në Shoqërinë Kulturore-Artistike “Agimi” në Prizren dhe më pas mësuese në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prishtinë.

Biseda mes tyre përfshiu tema të ndryshme, nga historiku i NDSh-së dhe familjes Staka, deri te zhvillimet aktuale politike dhe shoqërore.

Në përfundim, Kurti e falënderoi profesorin për mikpritjen dhe i uroi shëndet të mirë dhe jetë të gjatë.

Lajme të ngjashme