Kurti viziton familjen Dehari për ngushëllime - NACIONALE

Kurti viziton familjen Dehari për ngushëllime

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar të shtunën familjen Dehari për ngushëllime.

Kjo është bërë e ditur nga zyra e kryeministrit përmes një njoftimi për media.

Siç thuhet në njoftim, Kurti shprehu ngushëllime për vdekjen e Shukri Deharit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime sot familjen Dehari në fshatin Sllupçan të Kumanovës.

I shoqëruar nga ministra e zëvendësministra të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit dhe aktivistë të VETËVENDOSJES!, ai i shprehu deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Avni Dehari, familjarëve dhe miqve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre, Shukri Deharit.” – njofton zyra e Kryeministrit.

Lajme të ngjashme