Kurti: Vizita e Stoltenberg në Kosovë dëshmon përkushtimin e NATO-s për sigurinë tonë - NACIONALE

Kurti: Vizita e Stoltenberg në Kosovë dëshmon përkushtimin e NATO-s për sigurinë tonë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në X se vizita Sekretarit të Përgjithshëm të NATO’s në Kosovë, Jens Stoltenberg, e planifikuar për nesër tregon angazhimin e kësaj aleance ushtarake për sigurinë e Kosovës.

"Vizita e ardhshme e Sekretarit të NATO-s Jens Stoltenberg në Kosovë dëshmon përkushtimin e vendosur të NATO-s për sigurinë tonë. Me BE-në duke ekspozuar zyrtarisht synimin e Rusisë për të provokuar një konflikt të ri në BB6, rruga më e sigurt drejt paqes së qëndrueshme është dhënia e statusit të kandidatit në BE dhe integrimi i Kosovës në NATO." - ka shkruar Kurti në X.

Lajme të ngjashme