Kurti: Viti 2022 vit i zgjedhjeve në VV, Lëvizjes po i shtohen edhe dy struktura organizative - NACIONALE

Kurti: Viti 2022 vit i zgjedhjeve në VV, Lëvizjes po i shtohen edhe dy struktura organizative

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një statusi në Facebook ka dhënë detaje mbi procesin e zgjedhjeve të brenshme të subjektit që ai drejton.

“Viti 2022 është vit i zgjedhjeve në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Zgjedhjet e ardhshme janë në vitin 2026, pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare e lokale”, shkruan Kurti.

Tutje, ai njoftoi se VV-së do t’i shtohet dy stuktura të reja orgnizative.

“Për herë të parë Lëvizjes sonë po i shtohen edhe strukturat e dy organizatave: Gratë për VETËVENDOSJE! dhe Rinia për VETËVENDOSJE!. 14 mijë e 641 gra dhe vajza anëtare në Lëvizjen tonë do ta kenë organizimin e tyre, njëjtë sikurse edhe 17 mijë e 331 të rinj dhe të reja që do ta kenë organizatën e tyre brenda VETËVENDOSJE!-s”, ka shkruar kryeministri Kurti, duke rënditur datat e procesit të këtyre zgjedhjeve:

15 gusht 2022 - Hapja e afatit 8 ditor për kandidim për kryetar/e të:

Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe qendrave të VETËVENDOSJE!-s;

Organizatave “Gratë për VETËVENDOSJE!” dhe “Rinia për VETËVENDOSJE!”, në përgjithësi dhe qendra.

25 shtator 2022 - Zgjedhjet për kryetar/e të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe të gjitha pozicionet tjera drejtuese në nivelin e dytë dhe të tretë organizativ.