Kurti uron qytetarët për hapjen e urës në veri: Punimet në urën tjetër po vazhdojnë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar qytetarët për hapjen e urës në veri.
Postimi:
Më pak se dy muaj u deshën për të ngritur urën e 36-të në Kosovë mbi lumin Ibër. Ura për kalimin e automjeteve nga sot prej orës 9:00 është hapur për qarkullim.
Urime banorëve e qytetarëve të Mitrovicës së jugut dhe Mitrovicës së veriut! Përgëzime kompanisë dhe punëtorëve për angazhimin shembullor. Punimet në urën tjetër po vazhdojnë.