Kurti uron Krishtlindjet: Kremtim dhe reflektim, besim dhe shpresë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar Krishtlindjet.
Ai ka thënë se kjo festë është kremtim e reflektim, besim e shpresë.
Postimi:
Krishtlindja është kremtim dhe reflektim, urim dhe mirënjohje, besim dhe shpresë.
Të dashur besimtarë të krishterë, urime këtë datë të shënuar dhe paçi një ditë të gëzuar e të begatë me më të dashurit tuaj.
Uroj që mirësia e Zotit t’ju përcjellë gjithmonë dhe dashuria për tjetrin t’ju shtohet përherë.