Kurti uron Andy Burnham për detyrën e kryeministrit britanik
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Andy Burnham për marrjen e detyrës si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.
Përmes një postimi në platformën X, Kurti tha se pret vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë mes dy qeverive në fusha me interes të përbashkët, përfshirë tregtinë, investimet, mbrojtjen e demokracisë nga ndikimi rus në Evropën Juglindore, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura Britanike.