Kurti: Unë nuk kam thënë që do të ketë luftë, unë kam thënë mund të ketë luftë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë debatit në Kuvendi e Kosovës, ka reaguar ndaj deputetëve të opozitës, për deklaratat e tij për mundësinë e luftës në Kosovë dhe për qasjen e tij ndaj grevistëve.
Kryeministrit Kurti ka thënë se temat që kanë qenë në Kuvend kanë bërë që të jetë më radikal.
Dikur ke qenë kështu e tash je ashtu, e kam thënë edhe ma herët kurrë nuk kam qenë radikal nga karakteri por nga temat.
“Kur ishte Zajednica tu ratifiku këtu, vinte gazi lotsjellës, nuk ka Zajednicë, nuk ka gaz lotsjellës”, ka thënë ai.
Ndërsa për deklaratat e tij të shpeshta për mundësinë e luftës, Kurti ka thënë kështu:
“Unë nuk kam thënë që do të ketë luftë, unë kam thënë mund të ketë luftë, po është papërgjegjesi absolute kur ki baza ushtarake serbe rreth Kosovës me thanë nuk do të ketë kurrë luftë. Ju kisha lut me ndjekë atë intervistë deri në fund, sepse unë bëjë akuza për Serbinë, nuk ka pse ju pengon akuza ndaj Serbisë, luftën e bën Serbia dhe nuk ka pse ju pengon ajo.”, ka thënë Kurti.
