Kurti ua uron miqëve të tij ditën e pavarësisë: Urime Norvegjisë - NACIONALE

Kurti ua uron miqëve të tij ditën e pavarësisë: Urime Norvegjisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka uruar shtetin e Norvegjisë për ditën e pavarësisë së saj.

Më saktë, Kurti ka uruar shtetin mik të Norvegjisë, nga ku vjen edhe bashkëshortja e tij, Rita Augestad Knudsen.

Në urimin e tij, Kurti ka shkruar se Kosova e vlerëson miqësinë e fuqishme me Norvegjinë.

“I urojmë Norvegjisë një festë kombëtare! Në emër të popullit të Kosovës, i shpreh urimet tona më të ngrohta qeverisë norvegjeze dhe popullit të saj. Vendi ynë vlerëson miqësinë tonë të fortë dhe feston historinë dhe kulturën e pasur norvegjeze” – ka shkruar ai në “X”.

Lajme të ngjashme