Kurti ua hoqi vizat, Dodiku ngul këmbë: S’e njohim Kosovën, e as dokumentat e tyre
Lideri ultranacionalist i entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, ‘Republika Srpska’-s, Milorad Dodik, njoftoi sërish se s’do të lejojë të kalojë marrëveshja në kuadër të Procesit të Berlinit për lëvizje të lirë vetëm me letërnjoftime në mes të Bosnjes dhe Kosovës.
Kjo pasi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se që nga 1 janari i vitit të ardhshëm vendi do të zbatojë “njëanshëm” heqjen e vizave për shtetasit e BeH-së, anipse këta të fundit s’e kanë zbatuar marrëveshjen.
“Bosnje-Hercegovina nuk e ka njohur Kosovën e vetëshpallur shtet dhe nuk mund të njohë dokumentet e lëshuara nga Albin Kurti”, ka thënë Dodik siç e citoi televizioni publik i entitetit serb.
Për më tepër, ai shpërfilli krejtësisht shtetin gjerman në thirrjet e tyre për përmbushjen e marrëveshjes në kudër të Procesit të Berlinit.c