Kurti u jep ‘leje’ ministrave të dalin më shpesh në debate: Albulena sot te Panduri - NACIONALE

Kurti u jep ‘leje’ ministrave të dalin më shpesh në debate: Albulena sot te Panduri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përveç Kurtit, i cili paraqitjet televizive ne mediat vendore i ka skajshmërisht të rralla, daljet në debate televizive kanë qenë të reduktuara edhe nga ministrat e tij.

Megjithatë, duket se kjo qasje qeveritare është “zbutur” paksa, pasi që ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sonte do të jetë e pranishme.

Haxhiu është e ftuar në “Debat Plus” të TV Dukagjinit. Përballë saj do të jenë gazetari nga kallxo.com Kreshin Gashi, gazetari i Dukagjinit Dibran Istrefi dhe analisti Imer Mushkolaj.

Qeveria Kurti në vazhdimësi është kritikuar edhe për qasjen e vrazhdë ndaj gazetarëve dhe mungesën e transparencës.

Në lidhje me reduktimin e daljeve publike të qeveritarëve shpesh ka reaguar edhe Asocacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Lajme të ngjashme