Kurti u drejtohet serbëve në gjuhën serbe, tregon si ta bëjnë konvertimin e patentë shoferit
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që mundëson kalimin nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet ilegale serbe në ato zyrtare të Kosovës.
Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti ka dalë me një videomesazh në rrjetin social "X", ku u është drejtuar qytetarëve serb në gjuhën serbe.
Ai ka treguar edhe dokumentet e nevojshme për pajisje.
Veç kësaj, aplikimi duhet të dorëzohet në Qendrën për Pajisje me dokumente.
“Qeveria jonë ka nxjerrë një vendim që mundëson konvertimin e patentë shoferëve të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në Kosovë në ato të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës. Procesi është i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë, duke nxitur kohezionin në jetën e përditshme.” – ka shkruar ai.
Video e plotë:
Our government has issued a decision that enables the conversion of driving licenses issued by illegal Serbian institutions in Kosova to those issued by the institutions of the Republic of Kosova. The process is simple and straightforward, fostering cohesion in everyday life. pic.twitter.com/6ck2HMQ9Hs
— Albin Kurti (@albinkurti) May 7, 2024