Kurti dikur krenohej se i shkatërroi strukturat paralele serbe, sot e pranon se disa dokumente të tyre janë legalizuar - NACIONALE

Kurti dikur krenohej se i shkatërroi strukturat paralele serbe, sot e pranon se disa dokumente të tyre janë legalizuar

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti ka treguar për kompromiset që sot i ka bërë në lidhje me Ligjin për të huaj, i cili do të fillojë të zbatohet nga nesër.

Në konferencës e përbashkët për emisarit e BE-së për dialog Kurti ka pranuar se ka legalizuar përdorimin e disa dokumenteve që janë lëshuara nga strukturat paralele serbe në Kosovë.

Ndonëse ai dhe qeveria e tij vazhdimisht krenohen se i kamë shkatërruar këto struktura, ai sot ka treguar se cilat dokumente të këtyre strukturave do të pranohet nga institucionet e Kosovës.

"Qeveria e Republikës së Kosovës, po ashtu, do hap një dritare të re 3-mujore për të mundësuar qytetarëve të nacionalitetit serb të regjistrojnë faktet civile që deri më 15 mars 2026 janë regjistruar nga strukturat ilegale. Në këtë periudhë aplikantëve do u lejohet edhe përdorimi ekskuluzivisht si mjet identifikimi i ID kartës të lëshuar nga strukturat jolegale”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme