Kurti: Trashëgimia politike e Dr. Ibrahim Rugovës është e kudondodhur
Në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-Presidentit historik Ibrahim Rugova, Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka vlerësuar lart figurën dhe kontributin e tij historik. Kurti e ka cilësuar Rugovën si një lider të shquar politik dhe një intelektual të angazhuar që la gjurmë të thella në kulturën e vendit.
Siç shkruan Kurti, periudhat kyçe të historisë së Kosovës – si pluralizmi politik, demokratizimi dhe ndërkombëtarizimi i çështjes kombëtare – mbajnë vulën e pashlyeshme të Ibrahim Rugovës.