Kurti thotë se “sulme të reja janë paralajmëruar nga organizatat terroriste që janë strehuar në Serbi”
Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar për mundësi sulmesh të reja nga Serbia. Gjatë një konference për media, Kurti ta se organizatat terroriste të strehuara në Serbi mund të kryejnë sulme të reja në territorin e Kosovës, posaçërisht kundër infrastrukturës kritike dhe objektivave të ndjeshëm.
Ai nënvizoi se periudha e fundvitit mund të shërbejnë si moment kritik, kur, sipas tij, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq synon të zhvendosë vëmendjen nga tensionet e brendshme politike dhe protestat opozitare të vazhdueshme brenda vendit.
"Sulme të tjera terroriste dhe sabotazh ndaj infraktrukturës kritike dhe objektivave tjera të rëndësishme në Kosovë, sidomos në veri, janë paralajmëruar nga organizatat terroriste që po strehohen në Serbi, duke përmendur festat e fundvitit dhe Krishtlindjet Ortodokse. Sulmet mund të synohet të realizohen varësisht nga interesat politike të kreut të shtetit serb, posaçerisht tensionet e brendshme në Serbi, protestat e vazhdueshme opozitare atje." - tha Kurti.