Kurti thotë se situata në veri të dielën kishte rrezik të përshkallëzohej
Kryeministri Albin Kurti ka folur rreth situatës së tensionuar të dielen në veri të vendit.
Ai tha se kishte rrezik që të përshkallëzohej në konflikt të armatosur pas bllokimit të rrugëve nga serbët atje.
“Rrezik ka pasur për shkak të frikës së injektuar nga Beogradi dhe për shkak të planeve të bëra në Rashkë dhe në Beograd. Pra, mbledhjet në Beograd dhe në Rashkë janë vendet dhe ngjarjet ku është planifikuar ai tensionim i situatës në Kosovë. Padyshim që rreziku ekziston, por ne bëjmë gjithçka që atë ta minimizojnë”, ka thënë ai në një intervistë për REL.