Kurti thotë se Rashiq u shantazhua nga Radojiçiq: Për t’ia dëmtuar reputacionin te votuesit serbë - NACIONALE

Kurti thotë se Rashiq u shantazhua nga Radojiçiq: Për t’ia dëmtuar reputacionin te votuesit serbë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka thënë se ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është shantazhuar nga kryeterroristi i Banjskës, Milan Radojiçiq, dhe njerëz të afërt të tij gjatë kohës së zgjedhjeve.

Kurti ka bërë të ditur se Rashiq është shantazhuar në forma të ndryshme me qëllim që t’i dëmtohet reputacioni te votuesit serbë.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në vazhdimësi është kërcënuar nga Milan Radojiçiq dhe persona të afërt të tij, duke tentuar ta shantazhojnë me forma të ndryshme të fabrikuar, për t’ia dëmtuar reputacionin te votuesit serbë dhe për ta detyruar të tërhiqet nga gara. Ai dhe ministria që drejton gjithashtu kanë qenë cak i sulmeve kibernetike, ku profili i Rashiq dhe ministria e tij në rrjetet sociale janë hakuar.” – ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme