Kurti thotë se Qeveria është e përkushtuar për reforma të thella në shëndetësi - NACIONALE

Kurti thotë se Qeveria është e përkushtuar për reforma të thella në shëndetësi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një shkrim në faqen e saj në “Facebook”, ku ka njoftuar për viiztën e kryeministrit Albin Kurti në QKUK.

Më saktë, shkrimi flet për “tri shërbime të reja në Klinikën e Stomatologjisë”.

Sipas njoftimit, Kurti ka theksuar se qeveria e tij është e përkushtuar për reforma në shëndetësi.

“Brenda më pak se një viti, në këtë klinikë ka filluar ofrimi i tri shërbimeve të reja: protezat fikse, oksiduli i azotit dhe tash ai i implantologjisë. Qeveria e jonë mbetet e përkushtuar në reformë të thellë në shëndetësi dhe rritje të numrit dhe cilësisë së shërbimeve në institucionet publike shëndetësore”, tha Kryeministri, Albin Kurti.” – shkruhet në njoftim.

Lajme të ngjashme