Kurti thotë se ndoshta është negociator i ashpër, por ajo për të cilën bie dakord bëhet - NACIONALE

Kurti thotë se ndoshta është negociator i ashpër, por ajo për të cilën bie dakord bëhet

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti, vetën e ka cilësuar si një zbatues të besës të marrëveshjeve që arrin me Serbinë.

Ai në një intervistë për BBC-në në gjuhën serbe, tha se përveç zbatimit të marrëveshjeve tregoi vullnet të mirë edhe kur i dëgjoi ndërkombëtarët, dhe shtyu zbatimin e vendimit për targa dhe dokumente me Serbinë nga 1 gushti për 1 shtator.

“Ndoshta unë jam një negociator i ashpër, por ajo për të cilën bie dakord, bëhet. Sa i përket regjistrimit [të targave], Serbia e ka thyer afatin në prill dhe tani kemi problem. Sa i përket sektorit të energjetikës, institucionet e Kosovës e kanë regjistruar kompaninë Elektrosever për dy ditë, e cila ka pasur një javë për të na ofruar të dhëna të reja për përdoruesit – gjë që nuk është bërë as pas tetë javësh”, tha Kurti.

Lajme të ngjashme