Kurti thotë se ka marrë një “letër kërcënuese nga terroristët” pas konfiskimit të armëve në veri nga Policia e Kosovës - NACIONALE

Kurti thotë se ka marrë një “letër kërcënuese nga terroristët” pas konfiskimit të armëve në veri nga Policia e Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një intervistë për të përditshmen estoneze “Delfi”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, hodhi dritë mbi shqetësimet në rritje për përfshirjen ruse në tensionet e vazhdueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, veçanërisht në komunat veriore të Kosovës. I pyetur rreth mundësisë së ndikimit rus në veri të vendit, Kurti tha se kishe pranuar "letër kërcënuese nga terroristët" lidhur me sekuestrimin e një sasie të madhe të armëve dhe municionit në veri të vendit nga Policia e Kosovës

Në atë letër, kreu i ekzekutivit ka thënë se ata "talleshin" me armët e sekuestruara nën pretendimet se "ishin vetëm një pjesë e vogël e pajisjeve të tyre

Ai tha se ka "dëshmi se disa nga serbët që bojkotuan zgjedhjet ishin të lidhur me grupin Wagner, madje disa prej tyre ishin anëtarë të grupit”. Kurti më tej pohoi se anëtarët e grupit Wagner dhe Ujqërit e Natës, një klub rus i motoçiklistëve i njohur për lidhjen e tij të ngushtë me Kremlinin, kishin hyrë në Kosovë nga Serbia dhjetorin e kaluar.

Sipas Kurtit, këta persona kishin krijuar lidhje të ngushta me organizatat terroriste që veprojnë në rajon.

"Kemi dëshmi se disa nga serbët që bojkotuan zgjedhjet ishin të lidhur me grupin Wagner, madje disa prej tyre ishin anëtarë të grupit. Disa anëtarë të Wagner dhe Ujqërve të Natës (një klub rus i tërbuar motoçikletash i mbështetur nga Kremlini - red.) erdhën në Kosovë nga Serbia dhjetorin e kaluar dhe kanë lidhje të ngushta me dy organizatat terroriste. Dhe një organizatë terroriste po dërgon kërcënime me vdekje për mua dhe ministrin tim të brendshëm. Dje kemi konfiskuar një sasi të madhe municionesh dhe kallashnikovë nga një shtëpi në një komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës. Pak para se të vija në intervistë, mora një tjetër letër kërcënuese nga terroristët, ku thuhej me tallje se armët që kishim sekuestruar ishin vetëm një pjesë e vogël e pajisjeve të tyre." - ka deklaruar Kurti.

Lajme të ngjashme