Kurti tha se "heqja e barrikadave shkakton viktima", Ramadani tregon thelbin e kësaj deklarate
Politologu, Shkodran Ramadani, ka reaguar për deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që ka thënë se "Heqja e barrikadave shkakton viktima".
Ramadani ka thënë se kjo informatë nuk ësht e re dhe se me këtë gjë Kurti po fajëson qeveritë e kaluara.
“Shkurt, thelbi i asaj qe ka thene kryeministri eshte ky: qeverite e kalume eshte dashte te bejne nje gje te tille me cdo kusht, pavaresisht viktimave.”, ka shkruar ai.
Më tej ai ka thënë se për dikë “ajo qe po thote kryeministri i shtetit mund edhe te duket si perndritje.”.
Shkrimi i plotë:
"Heqja e barrikadave shkakton viktima" po thote kryeministri i vendit, duke mendu qe po na kallxon dicka te re. Po na e shet si informate te re dicka qe e kemi dite qe 23 vjet: qe perpjekjet per me shtri autoritetin e plote shteteror atje hasin ne rezistence te armatosur, duke i bere viktimat te pashmangshme. Shkurt, thelbi i asaj qe ka thene kryeministri eshte ky: qeverite e kalume eshte dashte te bejne nje gje te tille me cdo kusht, pavaresisht viktimave. Pra per kryeministrin ne te kalumen jeta e njerezve nuk paska pase kurrfare vlere, pervec asaj elektorale dhe si mashe e mire per te diskreditu pushtetet. Veç ne qeverine e tij jeta e njerezve u be e vlefshme. Me heret, sovraniteti dhe integriteti i shtetit kane qene ma te rendesishme sesa numri i viktimave. Tash viktimat e moren primatin. Gjakderdhja, destabilizimi dhe shkeputja e veriut kane qene esenca e problemit gjate gjithe kohes. Kjo eshte arsyeja pse veriu eshte problematik. Nuk vyjne shume mend per me kuptu. Por per nje turme njerezish te ngujum ne injorance per vite me radhe ajo qe po thote kryeministri i shtetit mund edhe te duket si perndritje. "Ahh viktimat..." Komike. Po mos e keni gajle, tash masi u dorezut dhe i pranut leternjoftimet ilegale, targat ilegale dhe i shtyte zgjedhjet sipas kalendarit te Vuçiqit, KFOR-i i largon barrikadat.