Kurti tha se dy ministra të tij u kthyen në Kosovë, Haxhiu: Njëri ka ikë për Amerikë - NACIONALE

Kurti tha se dy ministra të tij u kthyen në Kosovë, Haxhiu: Njëri ka ikë për Amerikë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kometuar deklaratën e kryeministrit, Albin Kurti që thë se dy ministra të tij u kthyen në Kosovë.

Haxhiu ka thënë se Kurti ka harruar të tregojë se njëri nga ta (Rifat Latifi) është kthyer në Amerikë.

Më tej, Haxhiu ka thënë se ikja e profesionistëve shëndetësorë po ndodhë për shkak të punës së dobët të Qeverisë Kurti.

“Çdo ditë vetëm mashtrime dëgjojmë nga Albini.” – ka shkruar ndër të tjera në Facebook.

Shkrimi i plotë i tij:

I pyetur për ikjen e të rinjve, Albin Kurti paska thënë se dy ministra të tij u kthyen në Kosovë.

Albini ka harru me tregu se njëri nga ta, Prof.Dr.Rifat Latifi ka ikë për Amerikë.

Veprimet e Kurtit dhe puna e dobët e ministrave është një nga arsyet që po ikin nga Kosova profesionistët shëndetësorë, rinia dhe jo vetëm.

Çdo ditë vetëm mashtrime dëgjojmë nga Albini.

Lajme të ngjashme