Kurti telefonatë me Blinken: Folëm për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, duhet të intensifikohet dialogu - NACIONALE

Kurti telefonatë me Blinken: Folëm për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, duhet të intensifikohet dialogu

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin amerikan, Antony Blinken.

Kurti përmes një shkrimi në Twitter, ka bërë të ditur se sekretarin Blinken e informoi për “progresin e vazhdueshëm” në Kosovë.

“Pata një bisedë shumë të mirë në telefon me sekretarin Blinken. E informova për progresin e vazhdueshëm në Kosovë”, ka shkruar Kurti.

Tutje, kryeministri i vendit ka bërë të ditur se kanë folur edhe rreth marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë dhe nevojën që të intensifikohet procesi i dialogut.

“Kemi folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën për të intensifikuar procesin e dialogut drejt një marrëveshjeve që ka njohjen reciproke në qendër”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme