"Kurti të jetë fleksibil edhe ndaj propozimeve të opozitës për krizat, siç po është për marrëveshjet me Serbinë" - NACIONALE

"Kurti të jetë fleksibil edhe ndaj propozimeve të opozitës për krizat, siç po është për marrëveshjet me Serbinë"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Blera Deliu-Kodra, pas arritjes së marrëveshjes me Serbinë, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, po tregohet fleksibil për rikonfirmi të marrëveshjeve të nënshkruar gjatë qeverive të kaluara.

Deli-Kodra ka kërkuar që Kurti këtë fleksibilitet ta ketë edhe ndaj propozimeve të opozitës për krizat e brendshme sociale e ekonomike.

"Kjo tregon shumë se ku qëndron lojaliteti kompromisës i tij!", ka shkruar ajo ndër të tjera në Facebook.

Shkrimi i plotë i znj. Deliu-Kodra:

Kryeministri Kurti po tregohet jashtëzakonisht fleksibil në rikonfirmimin e marrëveshjeve të dakorduara mes Kosovës e Serbisë gjatë qeverisjeve të kaluara, të cilat i kishte shndërruar në kauzë për pushtet pa zgjedh mjet e metodë sulmi ndaj institucioneve shtetërore.

Por, vazhdon të mbetet i ngurt ndaj çdo propozimi argumentues nga opozita për tejkalimin e krizave të brendshme ekonomike e sociale.

Kjo tregon shumë se ku qëndron lojaliteti kompromisës i tij!

Lajme të ngjashme