Kurti tallet me një gazetare: Po na ndiqte arave, traktoristi tundi kokën e i dha gaz traktorit - NACIONALE

Kurti tallet me një gazetare: Po na ndiqte arave, traktoristi tundi kokën e i dha gaz traktorit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në arat e Gjilanit ka treguar insistimin e një gazetare e cila e pyeste atë për takimin me Emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kurti e ka tallur atë duke thënë se ajo po i ndiqte arave.

Kryeministri Kurti ka thënë se e ka pyetur traktoristin për Lajçakun, por ai e ka tundur kokën dhe i ka dhënë gaz traktorit.

“Teksa bisedonim me bujqit, gazetarja që na ndiqte nëpër ara po më pyeste me insistim për Lajçakun. Unë e pyeta traktoristin për Lajçakun, por ai tundi kokën e i dha gaz traktorit.”, ka shkruar Kurti

Më tej Kurti ka treguar statistika për rritjen e sipërfaqeve të mbjellura me grurë e misër.

Shkrimi i plotë:

Pas korrje-shirjeve vjen mbjellja e re. Nga 5 deri me 30 tetor është koha ideale për drithërat. Këtë po e bën bujku Osman Osmani nga Mireshi i Gjilanit, i cili tash e tetë ditë po lavron, ku sivjet po i mbjellë 10 hektarë me grurë e 10 të tjera me misër.

Pas rritjes së rendimentit këtë verë, po shtohen edhe mbjelljet këtë vjeshtë. Në vitin 2022 është rritur për 15.5% sipërfaqja e mbjellur me grurë dhe për 91% ajo me misër. Krahasuar me 2021 përkrahja qeveritare për mbjelljen e grurit është rritur për 216% për hektar, kurse për atë të misrit 119% për hektar.

Teksa bisedonim me bujqit, gazetarja që na ndiqte nëpër ara po më pyeste me insistim për Lajçakun. Unë e pyeta traktoristin për Lajçakun, por ai tundi kokën e i dha gaz traktorit.

Lajme të ngjashme