Kurti takon ambasadoren e Letonisë në Kosovë, diskutohet për sulmin terrorist në Banjskë - NACIONALE

Kurti takon ambasadoren e Letonisë në Kosovë, diskutohet për sulmin terrorist në Banjskë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ambasadoren jo-rezidente të Letonisë në Kosovë, Elita Kuzma. Gjatë takimit, kreu i qeverisë së Kosovë e uroi ambasadoren Kuzma për ditën e pavaësisë së Letonisë që u festua muajin e kaluar dhe për formimin e qeverisë së re.

Kurti po ashtu shprehur mirënjohes për mbështetjen dhe nënshkrimin e deklaratës së përbashkët për Kosovën nga Kryetarët e Komisioneve për Punë të Jashtme të shteteve të ndryshme, përfshirë kryetarin Rihard Kols nga Letonia, ku përmendet nevoja për qasje të barabartë e proporcionale mes palëve në procesin e dialogut, fokusin në stabilitetin e sigurinë e rajonit, si dhe kërkesën për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Në takimi u diskutua edhe për zhvillimet e fundit, përfshirë sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

“U diskutua rreth zhvillimeve të fundit, me theks të veçantë në qasjen destruktive të Serbisë në dialog si dhe sulmin terrorist e aktin e agresionit në Banjskë. U përmend dhe agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës dhe implikimet për vendet baltike dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, e ku kryeministri theksoi se Republika e Kosovës që nga fillimi e ka dënuar fuqishëm agresionin rus.” - thuhet njoftim.

Lajme të ngjashme