Kurti takohet me shefin e EULEX-it, bisedojnë për Projektin e Drejtësisë Botërore - NACIONALE

Kurti takohet me shefin e EULEX-it, bisedojnë për Projektin e Drejtësisë Botërore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës raporti i World Justice Project (Projekti i Drejtësisë Botërore), që renditë Kosovën si të parën në rajon për nga sundimi i ligjit, dhe në vendin e dytë në botë si shteti me përmirësimin më të madh në këtë fushë, ishin në qendër të takimit të sotëm.

Në këtë takim, Kurti theksoi avancimin e vazhdueshëm në vendin tonë të indikatorëve demokratikë, si dhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës në reformën në drejtësi, si dhe për luftimin e krimit dhe korrupsionit”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme