Kurti takohet me shefen e Ambasadës Amerikane, i thotë se kabineti i tij është gati ta avancojë bashkëpunimin - NACIONALE

Kurti takohet me shefen e Ambasadës Amerikane, i thotë se kabineti i tij është gati ta avancojë bashkëpunimin

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Ajo ka uruar Kurtin për formimin e Qeverisë, ndërsa janë diskutuar raportet bilaterale.

“Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij për urimet dhe bashkëpunimin e deritanishëm me znj. Prattipati dhe Ambasadën amerikane në Kosovë, si dhe gatishmërinë e plotë të tij dhe të kabinetit të ri qeveritar për të vijuar dhe avancuar këtë bashkëpunim, përfshirë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë takimit Kryeministri, ndër të tjera, theksoi se Republika e Kosovës dhe qeveria që ai drejton mbeten të përkushtuara ndaj synimeve për integrim në BE dhe NATO, si dhe angazhohen për paqe dhe siguri në rajon dhe aleanca të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta demokratike”
– thuhet në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit.

Lajme të ngjashme