Kurti takohet me Orav, zyra e tij thotë se folën për “aktualitetin në vend” - NACIONALE

Kurti takohet me Orav, zyra e tij thotë se folën për “aktualitetin në vend”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar me shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Në një komunikatë për media, zyra e tij ka thënë se është folur për bashkëpunimin mes Kosovës dhe BE-së.

Në fund, thuhet se është folur për “aktualitetin në vend”.

“Diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian në kuadër të procesit integrues evropian. Kryeministri nënvizoi përkushtimin e Qeverisë për avancimin e reformave të nisura gjatë këtij mandati, duke veçuar rëndësinë e vazhdueshme që i ka kushtuar të drejtave dhe integrimit të plotë të të gjitha komuniteteve pa dallim.

Gjatë takimit, gjithashtu u trajtuan tema që kanë të bëjnë me aktualitetin në vend” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme