Kurti takohet me ish-sekretarin e NATO-së: Mirënjohës për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës - NACIONALE

Kurti takohet me ish-sekretarin e NATO-së: Mirënjohës për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në Madrid ish–sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana.

Nga zyra e kryeministrit kanë bërë të ditur se gjatë këtij takimi, Kurti ka pasur një bisedë të ngohtë dhe të hapur mbi gjendjen në Kosovë me Solanën.

“Pas privilegjit të një vizite me z. Javier Solana në muzeun kombëtar Museo Nacional del Prado, ku ai është Drejtor i Patronazhit të këtij muzeu me famë ndërkombëtare, Kryeministri Kurti pati një bisedë të ngrohtë dhe të hapur mbi gjendjen e Kosovës, të rajonit, por edhe të Evropës, përballë luftës ruse në Ukrainë”, thuhet në njoftim.

Tutje sipas këtij njoftimi u bë e ditur se Kurti është shprehur mirënjohës për rolin e ish-sekretarit, Solana gjatë çlirimit të Kosovës në 1999 dhe shpelljen e pavarësisë në vitin 2008.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për rolin e z.Solana gjatë dy momenteve përcaktuese për popullin tonë: çlirimin tonë në vitin 1999, si dhe shpalljen e pavarësisë në vitin 2008. Përvoja e z.Solana, si ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe ish-Përfaqësues i Lartë i Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së është e çmueshme për Republikën e Kosovës dhe e paharrueshme për popullin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme