Kurti takohet me deputetët e Mbretërisë së Bashkuar, diskutojnë për bashkëpunimin mes dy vendeve - NACIONALE

Kurti takohet me deputetët e Mbretërisë së Bashkuar, diskutojnë për bashkëpunimin mes dy vendeve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me disa deputetë të Mbretërisë së Bashkuar, Martin Vickers nga radhët e Partisë Konservatore dhe Stephen Doughty, Alex Sobel dhe Luke Pollard nga radhët e partisë Laburiste.

Deputetët janë pjesë e delegacionit nga Unioni Ndërparlamentar Britanik dhe në Kosovë po qëndrojnë për një vizitë zyrtare.

“I nderuar nga vizita e tyre në Kosovë, kryeministri Kurti tha se Britania e Madhe është mike, partnere dhe aleate e rëndësishme e Republikës së Kosovës dhe popullit të saj. Nyje e fortë e lidhjes ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe është intervenimi i NATO-s, në vitin 1999. 23 vjet më pas, Kosova është tregim i dyfishtë i suksesit. Së pari, sukses i ndërhyrjes perëndimore dhe NATO-s për të ndaluar gjenocidin serb. Dhe së dyti, është dëshmi që zhvillimi ekonomik dhe demokracia cilësore funksionojnë krah për krah. Ai tha se është shumë e rëndësishme që të mbrohet rrëfimi i ndërhyrjes së suksesshme të NATO-s në Kosovë, sepse kështu mbrohet edhe historia e NATO-s”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.