Kurti takohet me ambasadorin gjerman: Flasin për zhvillimet aktuale - NACIONALE

Kurti takohet me ambasadorin gjerman: Flasin për zhvillimet aktuale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri, Albin Kurti, pasditen e sotme e ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Si thuhet në njoftim e zyrë së Kryeministrit në takim u bisedua për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin në projektet zhvillimore mes dy vendeve.

“Në takim u bisedua për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin në projektet zhvillimore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe për zhvillimet dhe temat aktuale në vend.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës dhe e falënderoi ambasadorin Rohde për bashkëpunimin e afërt dhe të vazhdueshëm si dhe për bashkëbisedimin e ditës së sotme”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme