Kurti takohet me Abdixhikun e Haradinajn në ora 15:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me fillim nga ora 15:00 do të takojë liderë e dy partive opozitare.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, takimet do të mbahen në sallën 301 të Kuvendit të Kosoëvs.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takohet me liderët e opozitës parlamentare.VENDI: Kuvendi i Republikës së Kosovës, salla 301 KOHA: 15:00”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Kujtojmë që ftesën për takim e kanë pranuar, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ndërkaq, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i ka thënë jo takimit me Kurtin.
