Kurti: Takimi me Blinken, hapje e një kapitulli të ri
Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se takimi me Sekretarin e Shtetit amerikne, Antony Blinken, ishte shumë i veçantë.
Pas kthimit nga SHBA-ja, në një konfernecë të përbashkët me presidenten Osmani, ai ka thënë se ky takim ishte një hapje e një kapitulli të ri.
“Takimi me Sekretarin Blinken ishte fort i veçantë. Sepse në njërën anë është konfirmim i aleancës tonë të fort, por në anën tjetër është edhe hapje një kapitulli të ri, ku reformat demokratike në Kosovë dhe sfidat para se cilave ndodhet i gjithë kontinenti, pas invazionit rus në Ukrainë, kërkojnë një shtim të bashkëpunimit të Kosovës me SHBA-të. Në këtë e synojmë si në aspektin e sigurisë, ashtu edhe në atë të integrimit ndërkombëtar”, ka thënë Kurti.