Kurti s'mungon në asnjë takim mes të majtëve, gjen kohë të marrë pjesë në një konferencë në Bukuresht - NACIONALE

Kurti s'mungon në asnjë takim mes të majtëve, gjen kohë të marrë pjesë në një konferencë në Bukuresht

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e liderëve të organizuar nga Partia Socialiste Europiane (PES). Nëpërmjet një postimi në X, kreu i ezekutivit tha se ishte “kënaqësi” të merrte pjesë në konferencë.

"Kënaqësi të marr pjesë në konferencën dhe takimin e liderëve të Partisë së Socialistëve Evropianë dje në Bukuresht, me temë "Ne qëndrojmë së bashku - për Evropën tonë!" Kosova është një përkrahëse e vendosur e të drejtave demokratike të bazuara në mirëqenien e të gjithëve dhe është e lumtur të punojë me demokracitë e tjera evropiane mbi vlerat e përbashkëta", tha ai.

Lajme të ngjashme