Kurti nuk kthehet duarthatë nga ShBA, merr Çelësin e Waterbury-t për “përkushtimin e tij për udhëheqje” - NACIONALE

Kurti nuk kthehet duarthatë nga ShBA, merr Çelësin e Waterbury-t për “përkushtimin e tij për udhëheqje”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nuk është shquar për takime me peshë bileterale dhe as s’është pritur në adresat zyrtare të qeverisë amerikane, por Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga ShBA megjithatë mori diçka: Çelësinë e Qytetit të Waterbury-t, njoftoi Qeveria e Kosovës.

Si vlerësim ndaj udhëheqjes dhe përkushtimit të Kryeministrit Kurti për nxitjen e miqësisë ndërkombëtare dhe simbol që dyert e qytetit të Waterbury janë gjithmonë të hapura për të, Kryetari i Qytetit të Waterbury Paul K. Pernerewski Jr. i dhuroi Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Çelësin e Qytetit”, thotë Qeveria e Kosovës.

Waterburry është një qytet i vogël në ShBA me rreth 114 mijë banorë.

Lajme të ngjashme