Kurti shkruan për takimin me 5 emisarët: I falenderoj për planin e ri
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar në rrjetin social Tëitter, pas takimit që pati sot me pesë emisarët që erdhën nga BE-ja dhe ShBA.
Kurti përmes këtij shkrimi, ka thënë se i ka mirëpritur emisarët pas sulmit terrorist.
Ai ka shtuar se ka nevojë për një qasje të re në dialog.
“I falënderoj dhe vlerësoj pesë emisarët për planin e ri të tyre për të ecur para.” – ka thënë ai.
Welcomed today emissaries from 🇪🇺🇺🇸🇩🇪🇫🇷🇮🇹. After the Sept. 24 terrorist attack—w/ sponsorship & participation of Serbia—the security of our border takes priority. In dialogue, a new approach is needed. I thank & appreciate the 5 emissaries for their new plan for moving forward. pic.twitter.com/j43HORSlt0
— Albin Kurti (@albinkurti) October 21, 2023