Kurti shkruan për sukseset në sektorin e bujqësisë: Mbill sot që të korrësh nesër - NACIONALE

Kurti shkruan për sukseset në sektorin e bujqësisë: Mbill sot që të korrësh nesër

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se për dy vjet e gjysmë kanë shënuar rekord të mbjellura që prej pasluftës.

Postimin e tij në Facebook për bujqësi Kurti e nisi me thënien “Mbill sot që të korrësh nesër.”

Ai tutje ka thënë se përkrahja me subvencione për bujqit dhe fermerët e kemi rritur deri në 216%.

Mbill sot që të korrësh nesër. Në dy vjet e gjysmë qeverisje, kemi shënuar rekord të të mbjellave që prej pasluftës. Në krahasim me dy vite më parë, sipërfaqet e të mbjellave me drithëra janë rritur për gati 2/3. Sepse përkrahjen me subvencione për bujqit dhe fermerët e kemi rritur deri në 216%. Mbi 214 milionë euro është vlera e mbështetjes financiare deri më tani. Për herë të parë, kemi subvencionuar naftën dhe plehun bujqësor. Sigurimeve bujqësore u janë shtuar edhe gjashtë kultura të reja, kurse primin e sigurimit e kemi subvencionuar për 75%.” – ka shkruar ai.

Tutje ka thënë se aplikimi për subvencione dhe gratë është bërë i lehtë, ku ka shtuar se keqpërdorimet, padrejtësitë dhe korrupsioni janë ndalur

Aplikimi për subvencione dhe grante është bërë më i lehtë. Keqpërdorimet, padrejtësitë dhe korrupsioni janë ndalur. Gjasat për të përfituar bujqit dhe fermerët meritorë janë rritur. Për herë të parë janë aprovuar 50% të aplikimeve për grante, teksa numri i fermerëve të mbështetur çdo vit është mbi 30 mijë. Fermeri i Kosovës sot, është fermeri më i përkrahur në rajon.” – ka shkruar Kurti.

Lajme të ngjashme