Kurti shkruan për Skënderbeun, e quan “Kryezot të Arbnisë”: Lavdi veprës së tij heroike - NACIONALE

Kurti shkruan për Skënderbeun, e quan “Kryezot të Arbnisë”: Lavdi veprës së tij heroike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka përkujtuar Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, kryeheroin e nacionalizmit shqiptar, në ditën zyrtare të vdekjes së tij.

Në shkrimin e tij, Kurti e ka quajtur Skënderbeun “Kryezot të Arbnisë”, duke shkruar edhe një listë të librave qe duhen lexuar për Skënderbeun.

“Që nga koha kur Marin Barleti e shkroi biografinë për jetën dhe të bëmat e Skënderbeut dyzet vite pas vdekjes së tij, shumë historianë, studiues e autorë kanë shkruar deri sot një mori veprash nga pikëpamje dhe për aspekte të ndryshme për Skënderbeun. Në literaturën aq të gjerë të studimeve për Skënderbeun dhe epokën e tij, në njëqind vitet e fundit, veprat dhe studimet kyçe janë ato të Fan Nolit, Athanas Gegajt, Zef Valentinit, Aleks Budës, Kristo Frashërit, Kasem Biçokut, Oliver Jens Schmittit, Lucia Nadinit, Aurel Plasarit, Pëllumb Xhufit etj. Të botuar dhe të ribotuar në shumë edicione, këta libra dhe këto studime janë tekstet ideale që duhen lexuar për ta njohur historinë e personalitetit dhe të figurës së Skënderbeut.” – shkroi ai, ndër të tjera.

Lajme të ngjashme