Kurti shkruan për blerjen e objektit të ambasades së re në Londër për 7.4 milionë euro
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas blerjës së shtëpisë së komedianit të ndjerë, Spike Milligan, për ambasadë të Kosovë në Mbretërinë e Bashkuar.
Kurti është shprehur i emocionuar duke thënë se ambasada e Kosovës në Angli do të ketë adresë të re së shpejti.
Në Twitter, kryeministri ka thënë se Kosova është e nderuar nga historia kulturore e lokacionit dhe se synojnë që të forcojnë më tej lidhjet me Mbretërinë e Bashkuara.
”I emocionuar të ndaj që ambasada Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar ka një adresë të re dhe së shpejti do të zhvendoset në Hyde Park në një shtëpi që i përkiste komedianit të ndjerë Spike Milligan. Ne jemi të nderuar nga historia kulturore që mban lokacioni dhe synojmë të forcojmë më tej lidhjet tona me Mbretërëinë e Bashkuar.” – ka shkruar Kurti.
Ndryshe, Kosova do ta zhvendosë ambasadën e saj në Londër në një rezidencë në vlerë prej 7.4 milionë euro, dikur pronë e komedianit Spike Milligan.
Sipas prestigjiozes britantike The Telegraph, prona e artit në Baysëater është blerë nga Kosova pas një marrëveshjeje të rënë dakord nga ambasadori i vendit Ilir Kapiti.
Duke dhënë detaje mbi rezidencën, media britanike shkruan se ajo është e ndërtuar në vitet 1890, ka disa dhoma të mëdha në katin e parë, tavane dhe dritare të lara ndërsa ndodhet në një nga zonat më të kërkuara të ambasadave.
Raportohet se stafi i ambasadës kosovare do të zhvendoset në ndërtesë sapo të përfundojnë rinovimet, ndërsa marrëveshja për blerjen e saj është organizuar nga Beauchamp Estates.
Excited to share that the 🇽🇰 embassy in 🇬🇧 has a new address and will soon be moving to Hyde Park at a home that belonged to the late comedian Spike Milligan. We are honored by the cultural history that the location holds and aim to further strengthen our 🇽🇰🇬🇧ties from there. pic.twitter.com/4rrzvIY3kx
— Albin Kurti (@albinkurti) April 11, 2023
