Kurti shkruan nga Izmiri: Na dha mikëpritje mërgata jonë, i ftova të investojnë në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkroi sërish rreth vizitës së tij në Izmir të Turqisë, ku takoi edhe mërgatën shqiptare në ato zona, të cilët edhe i ftoi të investojnë në Kosovë.
“Mikpritje të përzemërt na dha edhe mërgata jonë që është e shumtë dhe shumë e suksesshme, studentë që po i ndjekin studimet në Turqi, dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme shqiptare nga Izmiri, Bursa, Manisa e Stambolli. Ata luajnë një rol kyç për ruajtjen e raporteve të mira dhe krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, për çka ne u jemi mirënjohës. Rol të rëndësishëm mund të luajnë edhe për zhvillimin e mëtejmë të vendit tonë, andaj i ftova që të investojnë në Kosovë”, shkroi ai.